Politizimi i politizimit të ndotjes së ajrit…

[Recension: “A po politizohet ndotja e ajrit?!”]

Edhe këtë herë, bëhet fjale për një lajm tjetër që e ka vendin në rubrikën e komenteve por qëndron në atë të lajmeve. Autori i këtij teksti ka përcjellë qëndrimin e tij lidhur me ndotjen e ajrit duke komentuar partitë që kanë dalë në mbështetje protestës kundër ndotjes. Gazetari ka synuar të dëshmojë se protestat kundër ndotjes së ajrit po shfrytëzohen për synime politike, por nuk e ka bërë atë ashtu siç duhet. Në mënyrë direkte ia ka dhënë vetes të drejtën që të vlerësojë se partitë janë në kërkim të pikëve politike në kurriz të qytetarëve që kanë inciativën e pastër.

A po politizohet ndotja e ajrit – Tetova SotLinku për te artikulli origjinal: A po politizohet ndotja e ajrit

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015

Data e recensionit: 21.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

“Paralajmërimet për protesta masive në Tetovë për të enjten dhe të premten, kanë nxitur edhe partitë opozitare që të dalin me press konferenca për ta përkrahur këtë protestë. Dhe kjo shifet si angazhim i këtyre partive në dy drejtime, në njërën anë përkrahje për të protestuar për një problem që vërtet është me rëndësi për jetën e qytetarëve dhe nga ana tjetër edhe përfitimi I ndonjë pikë politike parazgjedhore”

Autori vlerëson se vetëm press-konferencat e shumicës së partive opozitare që e kanë për detyrë të reagojnë ndaj politikave të gabuara të pushtetit, janë tregues të mjaftueshëm për të pohuar me bindje të plotë se partitë opozitare po e politizojnë ndotjen e ajrit.

“Vërehen tendenca që ky problem të politizohet, sepse disa parti opozitare menjëherë kanë mbajtur press konferenca, duke e parë këtë si një moment për faktorizim të tyre, ndërsa ky problem deri më tash ka qenë angazhuam vetëm i organizatave qytetare, të cilat me shumë përgjegjësi e kanë alarmuar situatën me ndotjen e Tetovës”

Gazetari bëhet edhe analist politik duke tërhequr vërejtjen se poentimi politik në kurriz të qytetarëve nuk është praktikë e mirë.

“Angazhimi i subjekteve qytetare për problemin e ndotjes është kryesori në këtë rast, sepse ky problem i prek të gjithë qytetarët pavarësisht se çfarë partie politike i takojnë, ndërsa nuk do të ishte mirë që ky problem akut për qytetarët të keqpërdoret për pikë politike. Dalja në skenë e partive politike mund ta politizojë këtë problem dhe të mos e këtë për qëllim zgjidhjen e këtij problemi”

I gjithë shqetësimi që është ngritur nga ana e gazetarit është shumë i drejtë pasi që përvoja të tilla të politizimit të iniciativave qytetare ka pasur edhe më herët. Por mënyra se si e ka “qëndisur” lajmin autori i këtij teksti nuk është e pranueshme. Gjithë këto komente të dhëna me lehtësi ka mundur që dalin nga goja e analistëve, qytetarëve, por edhe vetë organizatave joqeveritare të cilat merren me organizim e kësaj proteste. Gjithçka tjetër që e shkruan dora e gazetarit humbet peshën. Neni 13 i Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë i cili duhet të respektohet nga të gjithë ata që janë në gazetari thotë “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button