Site icon PORTALB

Shkup, policia konfiskon fishekzjarre ilegale

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë ka konfiskuar 26.849 copë të ndryshme të fishekzjarrëve, për çka do të ngrejë kallëzim penal kundër dy qytetarëve të Shkupit. Nga policia njoftojnë se paraprakisht është parashtruar kërkesë për kallëzim për kundërvajtje edhe për dy qytetarë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rastin e parë, te qytetari me iniciale A.I nga Shkupi, gjatë bastisjes së automjetit të tij janë gjetur dhe konfiskuar 10.600 copë fishekzjarre ndërsa në rastin e dytë, te personi me iniciale M.M nga Shkupi janë gjetur dhe konfiskuar 12.500 copë të ndryshme fishekzjarresh” njoftojnë nga policia.

Nga aty njoftojnë se më herët, më konkretisht më 10 dhjetor në një dyqan pronë e qytetarit me iniciale B.C janë konfiskuar gjithsej 3.423 copë të ndryshme të mjeteve piroteknike.

Exit mobile version