Site icon PORTALB

VMRO angazhon kompani amerikane për të punuar në imazhin e Gruevskit

Nikolla Gruevski

Heshtje në VMRO DPMNE për marrëveshjen mes partisë dhe Agjencinë amerikane për lobim – New Partners Consulting. Alsat M kërkoi përgjigje nëse është e nevojshme që partia të angazhojë lobistë të cilët punojnë në imazhin e Kryeministrit për çështje që lidhen me politikën e emigrantëve dhe politikën e jashtme. Por nga shtabi i VMRO DPMNE-së nuk dhanë asnjë koment. Shuma që çdo muaj do ti paguhen New Partners Consulting arrin 54,000 dollarë. Me këto para, sipas marrëveshjes, do të lehtësohen kontaktet me gazetarë të huaj që do të përgatisin deklarata, fjalime, analiza për VMRO DPMNE-në.

Në një pikë të marrëveshjes thuhet se Nju Partners do të kenë detyrë në veçanti të promovojë rolin e kryeministrit Nikolla Gruevski në krizën e refugjatëve, si dhe do të ndihmojë në bashkëpunim me OJQ-të dhe partnerët.

Exit mobile version