Site icon PORTALB

Ymeri: Kërkojmë urgjentisht largimin e Mustafës dhe Thaçit

Visar Ymeri

Visar Ymeri

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është shprehur se për katër muaj rresht subjektet opozitare janë shprehur se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Dje u vërtetua që Isa Mustafa e Hashim Thaçi kanë bërë shkelje flagrante të Kushtetutës, kërkojmë urgjentisht largimin e tyre ose dorëheqje ose largim nga pozita ku ata janë” ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.

Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së përbashkët të subjekteve opozitare pas vendimit të djeshëm që Gjykata Kushtetuese e bëri publik lidhur me përputhshmërinë e Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës.

Exit mobile version