Site icon PORTALB

50 cent e padit Rick Ross

50 cent

Reperi 50 Cent ka ngirtur padi për Rick Ross pasi ka përdorur muzikën e këngës së tij “In Da Club” gjatë promovimit të albumit të tij më të ri.

Në padinë që ka dorëzuar reperi në Connecticut thuhet se muzika e tij është përdorur në remiksin e Rick Ross “Renzel Remixes” pa lejen e tij.

Të dy reperët kanë histori në gjykata, 50 Cent ishte dënuar me 7 milionë dollarë për publikimin e një videoje porno që përfshinte edhe Ross, transmeton Klan Kosova.

50 Cent duket se këtë padi po e përdorë si hakmarrje pasi ai dëshiron që Ross t’i paguaj 2 milionë dollarë që ka përdorur muzikën e tij.

Exit mobile version