Site icon PORTALB

Mjekët: Mos lejoni fëmijët të shikojnë filma vizatimor me orë të tëra

Filma vizatimor

Mjekët paralajmërojnë prindërit se shikimi i filmave vizatimor me orë të tëra është i dëmshëm për fëmijët, raporton Anadolu Agency (AA).

Dekani i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit në Bartin, në veri të Turqisë, dr.Firdevs Gunes tha se shumë prindër lejojnë fëmijët të shikojnë filma vizatimor edhe për disa orë, me qëllim që fëmijët të jenë të okupuar teksa ata kryejnë detyra të caktuara. Gunes paralajmëroi se kjo për fëmijët është shumë e dëmshme.

“Tek fëmijët që kalojnë më shumë se një orë në dit para ekraneve, janë vërejtur probleme me gjumin, obezitetin, agresivitetin dhe kujdesin”, tha Gunes dhe shtoi se disa programe negativisht ndikojnë në aftësitë fizike, psikike dhe komunikuese të fëmijëve.

“Filmat vizatimor ndikojnë në përqendrimin dhe zhvillimin e aftësive komunikuese. Por ndonëse kjo mund të ndikojë pozitivisht tek fëmijët, mund të sjellë kundërefekt”, paralajmëroi Gunes, duke theksuar se disa fëmijë kalojnë gjysmën e ditës para ekraneve.

“Disa fëmijë me orë të tëra shikojnë televizion. Për fëmijët më mirë është t’u jepet një libër të lexojnë, t’u tregohen fotografitë e librit dhe të lozurit me ta. Këto aktivitete nxisin zhvillimin e fëmijëve. Nëse fëmija dëshiron të shikojë televizion, do të duhet të jetë së bashku në atmosferë familjare”, tha Gunes dhe shtoi se fëmijët nuk realizojnë komunikim derisa shikojnë televizion.

Gunes tha se studimet kanë treguar se shikimi i tepruar i televizionit tek fëmijët më të ri se tre vjeç ngadalëson zhvillimin e të folurit.

Gunes shtoi se tre rregulla për prindërit janë të paevitueshme, që në dhomën e fëmijëve të mos ketë televizion, që sa është e mundur fëmijën ta shmang nga televizioni deri në moshën pesë vjeçare, si dhe fëmijët që shkojnë në shkollë fillore mos t’i lejojnë të shikojnë televizion më shumë se katër orë në javë.

Prindërit rekomandohen që në vend të kësaj, me fëmijët të këndojnë, të nxisnin të menduarit kreativ dhe konstruktiv, t’u jepet mundësia e marrjes së vendimit dhe që fëmijët të mësohen të mendojnë në mënyrë kritike.

Exit mobile version