Site icon PORTALB

Ndërroi jetë ish ambasadori Gjorgji Aramçev

Gjorgji Aramçev

Gjorgji Aramçev

Pas një sëmundjeje të shkurtër, mbrëmë ndërroi jetë ish ambasadori Gjorgji Avramçev, kryetar i Këshillit Diplomatik  i PLD-së, luftëtar i të drejtave të njeriut dhe anëtar i saj i shquar, kumtoi sot PLD, njofton MIA.

Ish ambasadori Gjorgji Avramçev ka diplomuar në Kolegjin “Deere” në Athinë, Greqi, 1972-1975, ndërsa ka magjistruar në periudhën 1976-1978 Northeastern University, Boston, Masaçutes, SHBA. Ai ishte doktoratant në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi “në Shkup.

Në të kaluarën ka kryer funksione të rëndësishme si ambasador dhe si përfaqësues i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në Gjenevë, Zvicër, ishte këshilltar në komunën e Kisella Vodës nga radhët e PLD-së, këshilltar i ministrit të Ekonomisë dhe në pozita udhëheqëse të disa kompanive private. Funksioni i fundit që ai mbajti ishte drejtor ekzekutiv i klubit të basketbollit “Rabotniçki” nga Shkupi nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Varrimi do të bëhet nesër në orën 12 në varrezat e qytetit “Butel”.

Exit mobile version