Site icon PORTALB

Në Shkup dje 11 aksidente, 4 persona të lënduar

Aksident

Ilustrim

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente rrugore. Prej tyre, shtatë janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me paosja lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta ka marrë një shofer i një automjeti për udhëtarë, një çiklist dhe dy këmbësorë.

Nga ana e policisë rrugore dje janë zbuluar dhe sanksionuar 19 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së drejtimit me automjetin. Gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese në udhëkryq, si dhe 13 shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin mobil, gjegjësisht nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 84 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Reparti për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup edhe sot do të vazhdojë me ligjërata në shkollat e mesme të rajonit të Qytetit të Shkupit me temë “Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave të tjera psikotropikale ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor” në të cilët do të marrin pjesë nxënësit nga viti i tretë dhe i katërt. Me fillim në orën 21 në arenën “Boris Trajkovski” grupi muzikor “Nokaut” do të mbajë koncert.

Me qëllim të zhvillimit të papengueshëm dhe të sigurtë të komunikaicionit nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa adekuate për siguri në qarkullim dhe sipas nevojës edhe rikahëzim të komunikacionit.

Exit mobile version