Site icon PORTALB

Mjegull në disa akse rrugore

Sërish mjegull

Mjegull

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në akset rrugore. Dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në akset rrugore Tetovë ­ Shkup, Veles ­ Gradsko, Negotinë ­ Demir Kapi dhe Saramzalino ­ Shtip.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Gostivar­Mavrovë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­Dellçevë, Vinicë, ­Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Exit mobile version