Site icon PORTALB

Dinamo tregohet klub i madh, nuk i prish kontratën Ademit

Arijan Ademi

Arijan Ademi

Edhe pse UEFA e suspendoi me katër vite pasi rezultoi pozitiv në testet anti doping, Arijan Ademi do të mbetet të Dinamo e Zagrebit.

Skuadra e njohur kroate ka njoftuar se do të mbështesë futbollistin shqiptar në të gjitha format, përfshirë edhe mos ndërprerjen e kontratës.

“Ne kemi thënë se do të qëndrojmë prapa Ademit, dhe do të përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë. Ne do të rrimë me të dhe nuk e kemi ndërmend të ndërpresin bashkëpunimin, pavarësisht sesi përfundon rasti”, ka thënë Tomislav Svetina, zyrtar i Dinamos.

Exit mobile version