Site icon PORTALB

Kur fallxhorët tentojnë të prodhojnë lajme

Nurhan Izairi

RECENSION- [“Ekskluzive: Ministri i “Ndotjes” Nurhan Izairi ikën nga Tetova”]

Ajo që konsumon informacioni është shumë e dukshme. Ai konsumon vëmendjen e marrësve të tij. Dhe, kështu, pasuria e informacioneve krijon varfërinë e vëmendjes.

Herbert Simon – Nobelist për Ekonomi

Ky primat, mbase ndihmon shumë për t’i vënë kokës gishtin dhe për të menduar se si po ndryshon mënyra e të informuarit në ueb. Kjo analizë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me karakteristikat e të shkruarit online, por në asnjë moment nuk është përjashtuese në rastin tonë. Epoka digjitale nuk ka lënë pa prekur gazetarinë. Për të mirë apo për të keq, kjo varet nga konteksti. Tani ata që prodhojnë lajme, jo domosdoshmërisht duhet të jenë gazetarë. Për këtë këtë arsye, ekziston një term i ri për prodhuesit e lajmeve – punëtorët e informacionit. Ky term është pak më i përgjithshëm krahasuar me termin “gazetar” që jemi mësuar ta dëgjojmë sa herë që flitet për paketimin e lajmeve. Ekonomia e medias lajmin e konsideron si produkt, një produkt i cili duhet të kalojë të gjitha fazat e tregut për të arritur deri të konsumatori. Pikërisht për këtë arsye, punëtorët e informacionit përpiqen të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të paketuar lajmet e tyre në mënyra nga më të ndryshmet. Mund të thuhet edhe në mënyra nga më të çuditshmet. Por ka një gjë: askush nga studiuesit e medias, më konkretisht nga ekspertët e gazetarisë, nuk ka thënë deri më tani se rregullat e vjetra të këtij profesioni duhen zëvendësuar me rregulla të reja. Ata flasin për zhvillime dhe teknika të reja, por jo edhe për rregulla të reja. Në vendin tonë është shumë e varfër ajo që quhet media literacy apo edukimi mediatik. Për këtë arsye, shkruesit e lajmeve shpesh herë dinë të bëhen edhe fallxhorë, në kuptimin që dalin përtej “të lejuarës”.

Linku për te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Ministri i “Ndotjes” Nurhan Izairi ikën nga Tetova”
Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015
Data e recensionit: 20.12.2015
Recensues: Agron Vrangalla

Një lajm në shqipmedia.com duket kështu: “Ekskluzive: Ministri i “Ndotjes” Nurhan Izairi ikën nga Tetova”. Në departamentet e gazetarisë, studentëve të vitit të parë, në semestrin e parë, u mësohet një definicion mbi lajmin si zhanër më kryesor mediatik që thotë: “Lajmi është fakt relevant, konstaton por nuk komenton”. Ky titull, akoma pa hyrë në tekstin e lajmit, dëshmon të kundërtën, pra: Lajmi nuk është një fakt relevant, komenton por nuk konstaton. Pse? Sepse arrin të përmbledhë të gjitha gafat e mundshme që mund të mbajë një kokë lajmi. Po i vure edhe një gafë të vetme, i bie të fikët. Ja elementët therës:

Pika e 15-të e Kodit të Etikës së Gazetarëve të Maqedonisë thotë:

“Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit..“

Ndërkohë teksti i lajmit, i ngjan një parodie të vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe nëse dikush do ta quante stand up comedy. Arsyet?

Për t’u rikthyer tek thënia fillestare, sa më shumë informacion të qarkullojë në ueb, aq më i lartë është probabiliteti për të turbulluar koshiencën e audiencave, e sidomos kur bëhet fjalë për produkte skarco të ngjashëm me kampionin që është marrë në këtë analizë.

Exit mobile version