Site icon PORTALB

Evropa dhe lëvizja e lirë ëndërr e parealizuar

Islam Krasniqi

U shpenzuan premtimet nga përfaqësuesit e popullit, të cilët me vite po na premtojnë vitin tjetër, vitin tjetër do të hiqet regjimi i vizave. Republika e Kosovës po kalon ditët apo muajt me të renda pas shpalljes se pavarësisë, për shkak të krizës politike, për shkak të interesave personale të disa liderëve të papërgjegjshëm e kanë futur vendin në krizë të thellë politike, e cila është duke dëmtuar interesin e Republikës dhe jetën e qytetarëve, ku kjo gjendje rendohet edhe me shumë, me raportin e Këshillit të Ministrave të BE-së, që nuk e rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pse shqiptarët e Kosovës po trajtohen si qytetar të dorës së fundit nga Bashkimi Evropian, ashtu siç jemi trajtuar edhe nga shteti serb dikur, i vetmi shtet në Evropë i izoluar nga të gjitha anët me regjim të vizave gjë që i’a pamundëson që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm jashtë kufijve, si çdo qytetar tjetër.

Qeveria jonë zotohet në atë se i ka përmbushur kushtet, BE-ja e hedhë fajin mbi ne dhe thotë së ënde nuk janë përmbushur edhe tetë kushte dhe e fajëson qeverinë tonë sepse nuk ka  bërë me shumë në këtë drejtim.

Deklarata e zv. kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme z. Thaçi ishte bombastike gjë që nuk u pëlqej aspak përfaqësuesve të BE-së dhe reaguan me një herë duke e shfajësuar vetën e tyre, gjë që nuk është e vërtet sepse pjesë e kësaj neglizhencës janë vetë ata që janë pjesë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE-ja misionin e EULEX-it e solli në Kosovë për sundimin e ligjit e jo për ti zbatuar aktakuzat e  Beogradit apo këlyshëve të Milloshoviqit.

A duhet çdo herë të ushqehemi me shpresën e rreme, a duhet çdo herë të shpresojmë në diçka që është po thuajse e vdekur, si mund të sheh një i verbër dritën në fund të tunelit, kur për të gjithçka është errësirë, ku atë dritë nuk mund të shohim as me mikroskop, tani edhe  qytetarët e Kosovës e kanë humbur shpresën që të jenë të barabartë me qytetarët tjerë të shtëpisë së madhe aty për ku jemi nisur.

Nëse kemi institucione të korruptuara, a duhet edhe ne të jemi bashkë fajtorë që kemi ngecur për në rrugëtimin tonë. George Orwell ka thënë: Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdut, maskarenj dhe tradhtar, nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre, e kjo na tregon sepse nuk ka BE, pa i kryer detyrat e shtëpisë, pa u përmirësuar populli, që ti dënoj ata që u futën në ujë të turbullt me votën e tyre.

Kancelarja Gjermane z. Merkel çdo herë ka thanë së me institucione të korruptuara harrone liberalizimin e vizave, harrone Bashkimin Evropian, po ne nuk i dëgjuam këto deklarata dhe  filluam të ecim me sy të mbyllur dhe ja po e marrim çmimin e punës sonë.

BE-ja për vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë thoshte : “Nëse ju doni që të luftoni korrupsionin atëherë ju duhet të jeni të parët që i thoni po qëndrimit të EULEX-it, mirëpo EULEX-i erdhi në Kosovë vetëm për të marruar një rrogë dhe për ta njollosur Luftën Çlirimtare, sepse vetë u zunë në afera të korruptuara, dhe e vetmja punë që e bëjnë është zbatimi i urdhrave nga Beogradi duke i prangosur Udhëheqësit e Luftës Çlirimtare duke filluar që nga  Komandanti, duke i arrestuar qytetaret shqiptar të Kosovës Lindore të cilët ikin nga regjimi famëkeq i Beogradit, për tu strehuar në Kosovë dhe EULEX-i i dërgon në Qeli.

Duhet të shpresojmë dhe të punojmë vetë, që ta përmirësojmë gjendjen tonën në të gjitha  aspektet, dhe të mos shpresojmë nga të tjerët, sepse të tjerët këtu kanë ardhur vetëm për një rrogë !..

Exit mobile version