Site icon PORTALB

Mjegulla anulon fluturimet nga aeroporti i Shkupit

Për shkak të mjegullës, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Për shkak të mjegullës, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Mjegulla e dendur që është shfaqur mëngjesin e sotëm në Shkup ka rezultuar me anulime të disa fluturimeve, ndërsa disa të tjera janë orientuar për në aeroportin e Ohrit dhe Sofjes.

Mëngjesin e sotëm nuk janë realizuar fluturimet për Vjenë dhe Stamboll, ndërsa fluturimet për Zagreb dhe Geteborg janë realizuar. Siç njoftojnë nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup, nga mbrëmë nuk ka patur aterime në këtë aeroport.

Fluturimet që janë orientuar në aeroportin e Sofjes janë ato për në Vjenë ndërsa fluturimet për Mallmo dhe Barcelonë janë orientuar për në Ohër. Gjithashtu, fluturimi për në Stamboll është anuluar, ndërsa shtyerje të kohës ka për fluturimet në Cyrih dhe Beograd.

Exit mobile version