Site icon PORTALB

Gotze gati të rikthehet në fushë të gjelbërt

Mario Gotze

Mario Gotze

Teksa gjysma e skuadrës e Bayern Munchen po e shijon pushimin dimëror, Mario Gotze po punon intensivisht që të rikthehet në fushat e gjelbra.

”Pasi ai pësoi një lëndim në ijë në muajin tetor, Gotze ka rifilluar rikuperimin nën mbikëqyrjen e doktorit Andreas Schlumberger”, thuhet në reagimin e klubit gjerman.
Mesfushori gjerman ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje për ‘Bavarezët’, të cilët janë të parët në tabel me tetë pikë diferencë.
Aktualisht skuadra bavareze është lidere e Bundesligës me 46 pikë.

Exit mobile version