Site icon PORTALB

Në Shkup dje 11 aksidente, pesë të lënduar

Aksident

Ilustrim

Policia rrugore dje në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej 16 aksidente, 11 nga të cilat janë me pasojë dëm material dhe katër me pasojë lëndim trupor, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një shofer dhe dy këmbësorë një udhëtar në autobus.

Ka ndodhur edhe një aksident në orën 12 në rrugën “Moskovska” e një veture me targa të Tetovës nga një tetovar dhe një këmbësori, qytetar i Shkupit. Dje nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 15 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Janë sanksionuar edhe 25 këmbësorë në baza të ndryshme. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 83 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Exit mobile version