Site icon PORTALB

Veliaj: Ultimatum për biletën urbane? Sa të jem unë, ta harrojnë!

Erion Veliaj

“Rritjet çmimi dhe kërcënimet në prag të festave janë të papranueshme”. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë sw Tiranës, Eriaon Veliaj, ditën e sotme, duke i’u përgjigjur kërkesës së bizneseve private që manaxhojnë linjat e autobusëve urbanë në Tiranë.

“O kaq, o rashë e vdiqa nuk funksionon. Unë gjykoj se Tirana nuk është gati ta justifikojë rritjen e çmimit të biletës, për aq kohë sa kemi një shërbim jocilësor”,- tha Erion Veliaj.

Veliaj tha se, autobusët nuk respektojnë oraret dhe ecin ngadalë me qëllim që të marrin sa më shumë pasagjerë.

“Kemi një studim ndërkombëtar sesi do të konceptohen shërbimet e reja të”,- deklaroi kreu i Bashkisë, duke thënë se, sa të jetë ai në këtë detyrë as nuk mund të mendohet një rritje çmimi.

Ditën e sotme, Shoqata e Transportit Qytetas ka kërkuar nga Bashkia rritjen e çmimit me pretendimin se, niveli i çmimeve është shumë më poshtë se vendet fqinje dhe se çmimi i naftës është i lartë.

Exit mobile version