25 vjeçarja R.A nga Tetova ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në spitalin klinik të Shkupit. Ajo nuk ka mundur tu bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti i shkaktuar me 18 tetor në rrugën industriale në Tetovë.
Ditën e kobshme ajo u godit nga vetura e tipit “Mercedes” e drejtur nga 20 vjeçari nga fshati Merovë e cila me shpejtësi marramendëse kishte hypur në trotuarin e rrugës industriale në Tetovë.
Pas ndihmës së parë ajo është dërguar në klinikën në Shkup por fatkeqësisht nuk ka mundur ti përballoj plagët e marra. /Portalb