Site icon PORTALB

Shkaktimi i panikut për më tepër klikime

[Recension: Prindërit në panik – një burrë tentoi ta kidnapojë një vajzë nga çerdhja]

Teksti ka titull joadekuat, senzacionalist, i cili krijon një pasqyrë të gabuar te lexuesit. Duke e fshehur informatën për vendin e ngjarjes, artikulli krijon përshtypje se bëhet fjalë për rast që ka ndodhur në Maqedoni dhe shkakton panik te publiku.

Linku deri te artikulli origjinal: Prindërit në panik – një burrë tentoi ta kidnapojë një vajzë nga çerdhja

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015 , 14:27

Data e recensionit: 16.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

PROBLEMI KRYESOR TITULLI

Një person i panjohur ka tentuar ta kidnapojë një vajzë nga një çerdhe në Sarajevë, përderisa edukatoret kanë qenë duke i përgatitur fëmijët për në shtëpi.

Titulli i tekstit nuk e zbulon vendin ku ka ndodhur ngjarja, dhe si rezultat i kësaj fitohet përshtypja se kidnapimi ka ndodhur në Maqedoni.

Тeksti vetëm pjesërisht e transmeton informatën e publikuar në gazetën boshnjake “Dnevni avaz“. Në tekstin origjinal shihet angazhimi i gazetarit, i cili ka tentuar të marrë edhe konfirmim për ngjarjen nga Ministria boshnjake për Punë të Brendshme. Me këtë teksti bëhet përmbajtësor, për dallim nga versioni maqedonas, i cili është i paqartë për shkak të mungesës së kësaj informate. Në artikullin që e recensojmë është dashur të përkthehet pjesa më e madhe e tekstit origjinal që të fitohet pasqyrë e plotë, e poashtu është dashur të theksohet se prej ku është marrë fotografia.

Megjithatë, titulli është problemi kryesor i tekstit. Titujt e këtillë më shpesh përdoren për tërheqjen e lexuesve, mirëpo njëkohësisht krijojnë revolt te lexuesit të cilët fitojnë përshtypje se media nuk e thotë të vërtetën. Mu për këto arsye duhet të shmangen titujt e këtillë, veçanërisht kur merret parasysh se detyra kryesore e gazetarit është që të informojë, e jo të shkaktojë panik pa nevojë.

 

Exit mobile version