Site icon PORTALB

Maskë efektive kundër rrudhave

Rrudha

Rrudha

Kompani të ndryshme prodhojnë produkte të ndryshme për arritjen e lëkurës së re, duke ju premtuar në heqjen e rrudhave, linjave si dhe ngritjen e kapakut të syrit. Problem qëndron se shumë produkte përmbajnë kimikale që ndeshen me lëkurën tonë.

Mirëpo, tani po flasim për një përbërës tërësisht natyral që mund të ju ndihmojë për pamje më të mirë dhe më të bukur.

Krejtësisht natyrale dhe e shëndetshme – hudhra

Hudhra është një përbërës shumë i njohur në procesin e gatimit. Si një përbërës natyral dhe organik, përdoret gjerësisht në Azinë Qendrore ku njerëzit i përkushtohen kultivimit të hudhrës si burim kryesor i ushqimit si dhe për mirëqenien dhe “përfitimet” e shkëlqyera të bukurisë së lëkurës.

Futja e hudhrës në dietën tuaj të ushqimit zvogëlon kolesterolin, ndihmon kundër sëmundjeve por edhe në parandalimin e ftohjeve. Gjithashtu mund të përdoret edhe si pastrues apo piling efektiv natyral.

Maskë për përtërije

Përgatitni maskën e shkëlqyer për përtëritjen e fytyrës suaj. Për këtë recetë ju duhen këta përbërës si më poshtë:

Hudhër,

Argjil i bardhë,

Mjaltë,

Ujë të ftohtë,

Peshqir,

Lugë (gjelle)

Enë

Hudhrën shtypeni deri sa të krijohet lloj paste, shtoni një lugë çaji mjaltë si dhe një lugë gjelle argjil të bardhë. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Sigurohuni që flokët ti largoni nga fytyra juaj e më pas të aplikoni këtë përzierje. Lëreni të qëndrojë për 10 minuta.

Pas gjithë kësaj, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe fshijeni fytyrën me peshqir. Ky trajtim mund të përsëritet çdo ditë.

Exit mobile version