Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duhet të fillojë gjykimi për rastin “Puç“, pasi që disa seanca të tjera gjyqësore kanë qenë të anuluara për shkak se kryetari i LSDM-së , Zoran Zaev, i cili është njëri ndër të akuzuarit në këtë rast, nuk është paraqitur, njofton Portalb.
Në seancën e sotme, pritet që të paraqitet prokuror nga Prokuroria Speciale, pasi që ekipi i Katica Janevës ka vendosur që kjo lëndë të jetë nën kompetencat e saj.
Në seancën e fundit të anuluar, gjyqtarja Lubinka Bashevska është kërcënuar se do të jep urdhër për arrestimin e Zaevit nëse nuk paraqitet në seancën e sotme.
Nga LSDM, atëherë kanë deklaruar se Zaev do të paraqitet në gjykatë kur do ta merr lëndën nën kompetenca Prokuroria Speciale, transmeton Portalb.
Sipas akuzës për “Puç”, Zoran Verushevski është i akuzuari i parë për përgjim të paautorizuar dhe për inçizim tonik si dhe për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërorë. I akuzuari i dytë është Gjorgi Llazaervski, i cili do të përgjigjet për përgjime të paautorizuar dhe për spiunim. E Akuzuara e tretë Sonja Verushevska, për padinë penale spiunim. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është i akuzuari i katërt me padi penale, “dhunë ndaj përfaqësuesit e organeve më të larta shtetërore, ndërkaq i akuzuari i pestë është Branko Palifrov, i cili do të përgjigjet për veprën e njëjtë si të Zaevit. /Portalb