Site icon PORTALB

Bombë në veri të Mitrovicës

Ibri, Mitrovicë

Ibri, Mitrovicë

Në pjesën verior të Mitrovicës gjatë natës ka ndodhur një shpërthim bombe. Para ndërtesës “Vampirusha” në veri të Mitrovicës në orën 3 e 20 të mëngjesit është hedhur një bombë.

Me këtë rast,transmeton Koha.net njoftime e medieve serbe, nuk ka pasur të lënduar, por janë dëmtuar tetë automjete të cilat kanë qenë të parkuara para kësaj ndërtese. Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetime Shpërthimi ka shqetësuar banorët e ndërtesës .

Exit mobile version