Nxënësit e shkollave të qytetit të Tetovës nuk do të mbajnë mësim deri në fund të gjysmëvjetorit të parë, ndërkaq ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur do të kompensohen ditët e humbura të mësimit.
Më 16 dhjetor, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njoftoi se komuna ka sjellë vendim për ndërprerjen e menjëhershme të procesit edukativo-arsimor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në çerdhet që janë nën jurisdiksionin e komunës së Tetovës, për shkak të nivelit të madh të grimcave PM10, gjegjësisht ndotjes së ajrit në masë të madhe.
Rikujtojmë se pas vendimit të Komunës së Tetovës, për ndalimin e mësimit, pasuan dy protesta masive kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, të organizuara nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe Lëvizja “Eco Guerilla”.
Në protestën e organizuar nga “Eco Guerilla”, Qeverisë nga ana e organizatorëve i është dhënë ultimatum që deri të premten ta zgjidh çështjen e “Jugohromit”, si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Tetovë, si dhe një sërë kërkesash tjera.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet kjo çështje, apo nuk përmbushen kërkesat e tyre, do ta bllokojnë Tetovën, gjegjësisht rrugët dhe institucionet e qytetit.
Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut
Lexo: USSH e përkrahë protestën kundër ndotjes së ajrit në Tetovë
lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor
Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë
Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!
Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)
Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër
Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)