Site icon PORTALB

Lajm bajat dhe i kopjuar

[Recension: Nga goja e tinejxherit kanë nxjerrë 232 dhëmbë!]

Teksti është i vjetër, nuk ofron informata të reja për rastin dhe është kopjuar krejtësisht nga një portal tjetër.

Linku deri te artikulli origjinal: Nga goja e tinejxherit kanë nxjerrë 232 dhëmbë!

Data dhe koha e publikimit: 15.12.2015, 16:00

Data e recensionit: 16.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

ARTIKULL I VJETËR NJË VJET

“Ashik Gavai (17) ka pasut tumor beninj kështu që në nofullën e tij janë formuar një numër jashtëzakonisht i madh dhëmbësh. Mjekët thonë se bëhet fjalë për një rast shumë të rrallë dhe se ky djalosh paraet rekord botëror.”

Artikulli është publikuar me vonesë prej më shumë se një viti dhe krejtësisht është kopjuar nga portali “Тoçka“.

Аutori i tekstit, si burim e thekson shërbimin nacional britanik “BBC“, i cili lajmin e ka publikuar më 23 qershor 2014, ndërsa lajmi i kopjuar në portalin “Toçka” është publikuar një ditë më vonë.

Тeksti në mënyrë strukturore i plotëson kriteret gazetareske, mirëpo për shkak të vjetërsisë së informacionit nuk ka vlerë plotësuese dhe lexuesve nuk u ofron asnjë të dhënë të re, as për rastin, as për dukurinë mjekësore. Artikulli shërben vetëm për ta plotësuar vendin në rubrikën e medies.

Exit mobile version