Moti sot kryesisht do të jetë me mjegulla dhe me temperatura të ulëta. Gjatë paradites do të ketë zmadhim të madh të nivelit të mjegullave thuajse në mbarë territorin e Maqedonisë, ndërkaq pasdite të njëjtat pritet që të pastrohen dhe të jetë mot më i kthjellët, njofton Portalb.
Temperaturat e mëngjesit, do të jenë të ulëta, ku pritet të lëvizin nga 0 deri më -4 gradë celsius.
Gjatë ditës temperaturat pritet të ngritën, edhe atë do të lëvizim nga 8 deri më 21 gradë celsius.
Edhe Shkupi do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe me mjegulla. Denduria e mjegullave në mëngjes do të jetë në nivel më të lartë, ndërkaq pasdite pritet që edhe Shkupi të “kthjellet”. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri më -2 gradë celsius në mëngjes, ndërkaq të njëjtat do të lëvizin nga 7 deri më 10 gradë celsius gjatë ditës. /Portalb