Kutitë e votimit janë hapur sot në tërë Spanjën, ndërsa votuesit do të përcaktojnë se cila parti apo se cili koalicion ka për t’i udhëhequr në vitet e ardhshme.
Me rripin e qytetarëve të shtrënguar dhe me papunësinë në shifrën 21 për qind, këto janë zgjedhjet më të paparashikueshme në Spanjë.
Nga ç’tregojnë anketimet, votimi i sotëm mund t’i japë fund sundimit të dy partive kryesore të vendit, Partisë Popullore në pushtet dhe socialistëve të PSOE-së.