Site icon PORTALB

Barcelona më e mira në Botë (Video)

Pamje nga ndeshja Barcelona - River Plate

Pamje nga ndeshja Barcelona - River Plate

Barcelona shpallet kampione e botës për klube, pasi ka mundur 3-0 kampionen e Amerikës së Jugut, River Plate, në finalen e luajtur në “Nissan Stadium” në Jokohama të Japonisë.

Superioritet i padiskutueshëm i kampionëve të Europës, të cilët hapën serinë e golave me Leo Messin, në minutën e 36-të.

Pas pushimit, ishte Luis Suarez që shënoi dy herë, në minutat ’49 e ’68.

Exit mobile version