Rreth 1,7 milionë votues sot në Slloveni janë të regjistruar për të votuar në referendumin rreth ndryshimeve në Ligjin për martesat dhe marrëdhëniet familjare, i cili, nëse merr shumicën e votave, do të barazojë të drejtat e çifteve heteroseksuale dhe homoseksuale, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë mëngjes në orën shtatë janë hapur 3,204 vendvotime në të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për referendumin që u miratua me iniciativën e grupit konservator slloven, rreth ligjit të cilin e kundërshton Kisha Katolike dhe komunitetet e tjera fetare në vend. Legjislacioni i njëjtë në Slloveni ishte refuzuar në vitin 2013, kur 55 përqind e votuesve u deklaruan kundër.
Ligji mbi marrëdhëniet martesore dhe familjare, i cili në fillim të këtij viti kaloi në parlament, do të hyjë në fuqi në qoftë se nuk refuzohet nga më shumë se 20 përqind e elektoratit, që është më shumë se 320,000 vota. Ky është një rregull i ri i referendumit, me të cilin mbrohet parlamenti si ligjvënës dhe kufizon mundësinë e refuzimit të ligjit.
Rezultatet zyrtare rreth votimit të sotëm do të publikohen më 16 shkurt, kurse ato të parat jozyrtare priten sonte rreth orës 21:00.