Site icon PORTALB

Policia arreston një person për sulmin ndaj familjes së Leonardes

Policia arreston një person për sulmin ndaj familjes së Leonardes

Policia arreston një person për sulmin ndaj familjes së Leonardes

Autoritetet e rendit në Mitrovicë kanë bërë të ditur përmes një komunikate se kanë arrestuar një person të dyshuar për sulmin e ndodhur ditën e dielë në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për sulmin e raportuar ndaj familjes së Leonarda Dibranit, emri i së cilës u bë i njohur edhe për mediat botërore, për shkak të dëbimit të saj nga Franca.

Familja Dibrani ka prejardhje etnike rome.

Duke dhënë vetëm inicialet e viktimës, XH.D., policia njofton se “ajo ishte sulmuar me një shuplakë në fytyrë nga i dyshuari R. B. mashkull rreth 42 vjeç, i përkatësisë etnike rome, i cili në momentin e incidentit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij E. B. femër rreth 35 vjeçare, e përkatësisë rome”.

“Duke pasur parasysh deklaratat dhe rrethanat e incidentit dyshohet se dy familjet e përfshira në rast për motiv kanë pasur çështje familjare të mëhershme në mes veti”, thuhet në komunikatën e policisë, në të cilën gjithashtu sqarohet se të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Exit mobile version