Site icon PORTALB

I vjedhin foto në Instagram, Elvana Gjata i drejtohet policisë

Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi i kanë vjedhur të gjitha fotografitë, videot e mesazhet që dispononte në adresat e ndryshme të rrjeteve sociale dhe në email-in e aparatin celular.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana Gjata është alarmuar kur ka parë se fotot që ndodheshin në adresat e rrjeteve sociale ishin zhdukur. Për këtë fakt, i është drejtuar policisë së shtetit, ku burimet thonë se ka komunikuar edhe me ministrin e Brendshëm, i cili ka vendosur ekspertët kibernetikë në dispozicion të saj.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë, pas 5 ditë nga zhdukja e fotove e videove, ka arritur të gjejë autorët e kësaj vjedhje, duke identifikuar 4 adoleshent të moshës 15 vjeçare, raporton ABC.

Menjëherë është ndërhyrë duke i shoqëruar të rinjtë në polici e prokurori së bashku me prindërit dhe i kanë kthyer të gjithë fotot e videot e marra. Nuk dihet nëse ndonjë nga fotot e saj intime apo videot mund t’i kenë ruajtur apo shpërndarë në ndonjë adresë tjetër.

Por gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar një gjë të tillë. Për veprimin e tyre kriminal, prokuroria ka proceduar 4 të rinjtë në gjendje të lirë për akuzën e “hyrjes së pautorizuar kompjuterik” në bashkëpunim.

Sipas policisë, të rinjtë kishin arritur të thyejnë fjalëkalimin e adresave (INCLUDE) duke përdorur pyetjen e sigurisë, ku Elvana Gjata kishte shkruar pyetjen e sigurisë, “kur të rritesh çdo të bëhesh”? dhe përgjigja ishte “këngëtare”.

Gjetja e kësaj përgjigje ka bërë që të rinjtë të hynë në adresat e saj dhe të përvetësojnë të gjitha fotot e videot e saj.

Exit mobile version