Louis Van Gaal duket se i ka orët e numëruara në postin e trajnerit të Unitedit pas humbjes ndaj Norwichit para tifozëve të vetë. Për Norwichin shënuan Cameron Jerome dhe Alexander Tettey, derisa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Anthony Martial. Pas kësaj humbjeje, Unitedi mbetet me 29 pikë derisa bie në pozitën e pestë në renditjen tabelore.
Chelsea zhvilloi ndeshjen e parë pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe në të vërtetë Blutë e Londrës treguan paraqitje mbresëlënëse duke lënë të kuptohet se kishin probleme me portugezin.
Sidoqoftë, trajneri i ri Guus Hiddink e përcolli ndeshjen nga tribunat së bashku me Abramovichin e Didier Drogba. Golat për Chelsean i shënuan, Ivanovic, Pedro dhe Oscar, derisa golin e nderit për Sunderlandin e shënoi Fabio Borini.
Rezultatet:
West Bromwich 1 – 2 AFC Bournemouth
Stoke City 1 – 2 Crystal Palace
Everton 2 – 3 Leicester City
Manchester United 1 – 2 Norwich City
Chelsea 3 – 1 Sunderland
Southampton 0 – 2 Tottenham Hotspur