Site icon PORTALB

Adele: E lashë cigaren, kisha frikë për jetën time

Adele bëhet nënë vetëm edhe dy muaj!

Adele

Këngëtarja Adele, në një intervistë të fundit, ka folur për një problem që e ka shoqëruar për shumë vite.

27-vjeçarja ka treguar motivin se përse ka lënë cigaren. Ylli i muzikës britanike ka treguar se arsyeja që e ka shtyrë për t’i dhënë fund pirjes së cigares, ka qenë frika se mos ajo humbiste jetën.

“Nëse do të vazhdoja të pija cigaren, me shumë mundësi do të vdisja nga ndonjë sëmundje e lidhur me duhanpirjen dhe kjo do të ishte diçka shumë e keqe. Nëse do të vdisja nga kanceri i mushkërive, do të ishte diçka që ia kisha bërë vetes dhe nuk do të isha aspak krenare”, ka deklaruar ajo.

Exit mobile version