Site icon PORTALB

Protesta para Komunës së Tetovës: Merret në pyetje një 13 vjeçar, arrestohet një 33 vjeçar

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 18.12.2015

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 18.12.2015

Një grup nga 200 deri në 300 personash, kryesisht minorent, pas protestës së djeshme në Tetovë, organizuar nga “Eco Guerilla” nën moton “Për ajër të pastër”, janë mbledhur para objektit të vetëqeverisjes lokale tetovare dhe duke brohoritur parulla, kanë filluar të gjuajnë me vezë dhe gurë, ndërsa dy herë edhe me kokteje molotovi, njofton MIA.

MPB, sot ka informuar se nga incidenti i djeshëm nuk ka të lënduar dhe nuk është shkaktuar dëm material.

Pas incidentit, në prezencën e prindit dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale, është kryer marrje në pyetje një minorent 13-vjeçar për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka marrë pjesë në gjuajtjen e koktejeve të molotovit dhe pas marrjes në pyetje është lëshuar.

Mbrëmë rreth orës 19:00 është arrestuar M.E. (33) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se duke protestuar para objektit komunal në Tetovë ka penguar një nëpunës policor në kryerjen e detyrës zyrtare, gjegjësisht ka tentuar t’ia marrë kamerën dhe ia ka dëmtuar, ndërsa pastaj e ka fyer dhe i është kërcënuar. Ai është marrë në pyetje dhe pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë adekuate, njofton MPB.

Exit mobile version