Site icon PORTALB

Kë mbrojnë gjykatat, interesin publik apo funksionarët?

Gjykata Themelore Shkupit 1

Gjykata Themelore Shkupit 1

Prokurorja speciale publike do të ketë sfida serioze në periudhën në vijim, sepse do të duhet me punën e saj të veprojë për ndryshimin e mendimeve se a është gjykata e pavarur dhe sa është ajo e pavarur, deklaroi ish-njeriu i parë i prokurorisë  publike republikane,  Jovan Tërpenovski në debatin e sotëm publik për temën “Gjykatat: mbrojtës të interesit publik apo të interesave personale”, transmeton TV21.

„Prej këtu, sfidën që e ka marrë prokurorja speciale publike në periudhën parazgjedhore duke vendosur që lëndët e para që do t’i marrë për të punuar të jenë parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve të kaluara, shihet se duhet në mënyrë të plotë t’i hetojë rastet e raportuara, që të arrijë deri te e vërteta për gjetjen e përgjegjësisë penale”, tha Tërpenovski.

Avokati Zharko Haxhi-Zafirkov, ekspert për kontekste administrative, thotë se interesin publik në Maqedoni e përcakton pushteti ekzekutiv, sepse ai i merr vendimet e komisionit juridik –ligjvënës dhe vlerëson se kur duhet një punë e caktuar të konsiderohet  për interes publik. Në një situatë të këtillë gjykatësit e Gjykatës Administrative duhet të vendosin se çfarë do të thotë interes publik, thotë ai.

„Kjo është kështu sepse shteti ka si zakon, ashtu siç thotë populli “Për një bërxolle therr një ka”, do të thotë nëse duhet të merren 40 metra katror prej një parcele të caktuar që është prej 2000 metrave katror shteti do ta marrë të gjithë parcelën, pa vlerësuar dhe treguar se cila pjesë është e interesit publik”, thotë Avokati Haxhi-Zafirkov.

Sipas kryeredaktores së revistës javore “Fokus” Jadrana Kostova nuk ka dilemë që gjykata i mbron funksionarët e lartë shtetërorë.

„Kam përshtypje se ata mbrojnë  funksionarët më të lartë shtetëror, por jo të gjithë. Por vetëm 10 funksionarët. Përderisa ju padit ndonjëri nga ata dhjetë funksionar nuk ka gjasa ta fitoni rastin, pa marrë parasysh se a keni dokumente, deklarata apo a jeni munduar mjaftueshëm. Edhe e kundërta, përderisa ju padisin ata, gjithashtu nuk keni gjasa ta fitoni gjyqin”, tha Jadrana Kostova.

Qëllimi i debatit të sotëm publik ishte që të tregohen pikëpamjet e ndryshme për rolin e gjykatave ndërmjet interesit publik dhe të drejtat dhe liritë individuale.

Exit mobile version