Site icon PORTALB

Ahmeti: Krimi e korrupsioni po na hanë si kancer, tash edhe në liberalizim

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur bindjen se “korrupsioni e krimi i organizuar po na hanë si kancer, në shoqëri, në ekonomi, në politikë, në gjyqësi, në polici”.

Por sipas tij nuk po mbaron me kaq.
“E tash edhe në liberalizim. Edhe pse në këto të parat shumë më me rëndësi se sa në liberalizim, megjithatë qytetarëve kjo e dyta ju dhemb më shumë sepse shumica shpëtimin po e shohin në ikje prej këtij vendi”, ka thënë Ahmeti.

“Të bëhemi bashkë kundër korrupsionit, e krimit në këto institucione, e liberalizimi do të vjen sepse atëherë nuk do të kemi dëshirë me ik, por me zhvillu e me jetu në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta rrëzojnë këtë kalbje të shtetit. BOLL MA!”, ka thënë Ahmeti, transmeton koha.net

Exit mobile version