Site icon PORTALB

Opozita dorëzon propozim-ligjin për Janevën

Prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale Katica Janeva

Deputetët e LSDM-së dhe koalicioni i tyre propozuan në Parlament Ligjin për shërbimin e prokurorisë publike të cilin e kërkon Katica Janeva, njofton Alsat M.

Bëhet fjalë për rregullativë ligjore të cilën e kërkon Prokuroria speciale tashmë një muaj e gjysmë nga qeveria, dhe nga e hëna nga të gjithë deputetët, sepse pa të, Janeva nuk mund të punësojë asistentë. Opozita ka vendosur vetë të propozojë zgjidhjen ligjore në kërkesë të Janevës, sepse partitë e tjera nuk kanë reaguar në ftesën, që atë ta bëjnë së bashku.

Exit mobile version