Site icon PORTALB

Facebook me risi për fundvit

Facebook me risi për fundvit

Facebook prapë është duke ua mundësuar përdoruesve të saj që t’i shpërndajnë momentet më të mira të vitit 2015 me risinë e saj “Year in Review”.

Facebook prapë është duke ua mundësuar përdoruesve të saj që t’i shpërndajnë momentet më të mira të vitit 2015 me risinë e saj “Year in Review”.

Por, këtë herë Facebook është duke u munduar që të i largojë kujtimet e këqija nga ju.
Vitin e kaluar, Eric Meyer e kishte bërë një shkrim ku kishte përshkruar se si Facebook e kishte vënë fotografinë e vajzës së tij të vdekur në qendër të karakteristikës “Year in Review”.

Vitin e kaluar ai shkrim kishte bërë bujë në të gjithë botën, dhe prandaj Facebook këtë vit është duke u munduar që të iu shmanget situatave të njëjta.

Kjo do të thotë që ju më nuk do të shihni fotografi të ish të dashurave/dashurëve tuaj, fotografi të atyre që më nuk janë në këtë botë etj.

Dhe për ta zgjidhur këtë problem, Facebook tani i lejon përdoruesit e saj që t’i zgjedhin fotografitë e “Year in Review” para se të publikohet.

Facebook fillimisht i zgjedh 10 fotografi të juajat automatikisht, por pastaj përdoruesit mund të zgjedhin fotografi tjera dhe t’i ndryshojnë ato.

Exit mobile version