Site icon PORTALB

Izrael – Turqi: Bisedime për normalizim të raporteve

Një zyrtar izraelit thotë se Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje preliminare për normalizimin e raporteve të tyre, përfshirë kthimin e ambasadorëve në të dy vendet.

Ky zyrtar i ka thënë dje agjencisë Reuters se marrëveshja është arritur gjatë takimit aktual në Zvicër, ndërmjet të dërguarit izraelit, Joseph Ciechanover, dhe nënsekretarit të Ministrisë së jashtme turke, Feridun Sinirlioglu.

Zyrtarë turq kanë konfirmuar mbajtjen e bisedimeve, por thonë se nuk është arritur kurrfarë marrëveshje. Ata theksojnë se përpjekjet për normalizim po vazhdojnë.

Dikur një aleancë e fuqishme turko-izraelite, është shkatërruar në mënyrë dramatike nën presidentin e Turqisë, Recep Tayyip, Erdogan, i cili më parë e ka udhëhequr Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, me rrënjë islamike.

Exit mobile version