Site icon PORTALB

Për 24 orë në Shkup, 11 fatkeqësi, 15 të lënduar

Aksident

Aksident, foto arkiv

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë për gjithsejt 11 fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, dy janë me pasoja të dëmit material, ndërsa shtatë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorike, pesë bashkëudhëtarë, tre këmbësorë, një çiklist dhe një udhëtar në autobus.

Kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi me pasoja lëndime të lehta trupore në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor dhe një motoçiklist. Nga ana e policisë rrugore dje janë zbuluar dhe sanksionuar 42 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, 19 shoferë e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të afatit të patentshoferit ose lejes së qarkullimit, pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe katër shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit të komunikacionit në udhëkryqe, gjegjësisht nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të automjeteve në zonë të udhëkryqit. Me ndihmën e automjetit të posaçëm, kaçubetit, gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 82 automjete të cilat e kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.

Sot Reparti për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF “Vladi Tërpevski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërt. Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Exit mobile version