Site icon PORTALB

Lëndohet rëndë një djalosh nga shoku elektrik në rrjetin elektrik të trenave

Treni

Treni

­ Një djalosh katërmbëdhjetëvjeçar nga Velesi ka marrë djegie të rënda nga një shok elektrik nga telat e rrjetit elektrik për qarkullimin e trenave.

Sipas informacionit të SPB Veles dje rreth orës 12 e 15 minuta në polici është lajmëruar se në Stacionin hekurudhor në Veles një fëmijë i lindur në vitin 2001 është lënduar nga shoku elektrik pasi i ka prekur telat elektrik prej 25 mijë volt fuqi nga rrjeti elektrik për qarkullimin e trenave. Siç njofton zëdhënësja e SPB Veles, Anita Stojkovska, informacionet fillestare janë se fëmija 14­ vjeçar B.K. është lënduar pasi ka hipur mbi një vagon transportues i parkuar në Stacionin hekurudhor dhe ka dashur që të fotografohet vetë ndërsa më pas pa dashje i ka prekur telat elektrike për qarkullimin e trenave.

“Fëmijës i është ofruar ndihmë urgjente mjekësore në Qendrën mjekësore Veles dhe për shkak të djegieve të rënda është dërguar në klinikat e Shkupit. Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Velesit kreu ekspertizë në vendngjarje”, njofton Stojkovska.

Exit mobile version