Site icon PORTALB

Besimi: Bullgarinë e shikojmë si partnere dhe mike të rëndësishme

Mbështetje e plotë për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, theksoi sot sërish ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov pas takimit me zëvendëskryeministrin për eurointegrime Fatmir Besimi.

“Përshtypja ime e përgjithshme dhe konkluzioni nga takimi i sotëm në Sofje është jashtëzakonisht pozitiv dhe do ta trasmetojë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe në opinion. Ne tek Bullgaria shikojmë partner jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mike për integrimin tonë euroatlantik”, theksoi zëvendëskryeministri Besimi pas takimit.

Fokusi i Bullgarisë kur bëhet jalë për Republikën e Maqedonisë, sipas Mitovit, është i qartë dhe i komunikuar që moti – mbështetje e plotë për rrugën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, për reformat në vend.

“Shpresoj fuqimisht se marërveshja e arritur mes koalicionit qeveritar dhe opozitës do të plotësohet dhe se kjo do të sjellë deri në realizim të zgjedhjeve të suskesshme në prill të vitit të ardhshëm, të cilat do të jenë shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe do të japin fuqi të reja në reformat e ardhshme”, tha Mitov.

Në takim është bërë fjalë për bashkëçpunimin mes dy vendeve në eurointegrim, bashkëpunimin bilateral dhe rajonal.

Exit mobile version