Policia greke ka arrestur tre shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge.
Midis të arrestuarve është edhe një femër. Ata u kapën në Athinë, bashkë me 2.9 kg kokainë, kanabis dhe 65 mijë euro.
Vlera e drogës në treg llogaritej në rreth 220 mijë euro. Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë publik ende, ndërsa policia ka zgjeruar hetimet për të zbuluar pjesëtarë të tjerë të rrjetit të trafikantëve.