Peshkatari që mbijetoi për 15 muaj në det, Salvador Alvarenga, është duke u paditur për një milionë dollarë nga familjarët e kolegut të tij me të cilët ishte në det.
Ata po e akuzojnë atë se për të mbijetuar ka ngrënë trupin e tij, transmeton Klan Kosova.
Salvador Alvarenga dhe Ezuquiel Cordoba kishin shkuar për peshkim në nëntor të vitit 2012. Pas nëj stuhie të egër nata i zuri ata në mes të detit, dhe që nga atëherë mendoheshin të vdekur.
Alvarenga është shprehur se ka mbijetuar duke ngrënë peshq, zogj dhe duke pirë gjakun e breshkave.
Corboda vdiq mirëpo ai i kishte premtuar atij që nuk do ia hante trupin dhe do e gjente nënën e tij për t’i treguar gjithçka çfarë ndodhi.
Alvarenga e ka mbajtur trupin e kolegun të tij në barkë për gjashtë ditë, derisa siç u shpreh ai e kuptoi që e ka humbur kontrollin mbi realitetin dhe e hodhi në det.
Ai u gjet në ishullin e largët të Paqësorit pas 348 ditëve në mëshirë të fatit.
Familja e Corbodas tani janë duke kërkuar kompensim prej një milionë dollarë sepse sipas tyre ai ishte një viktimë e kanibalizmit.
Avokati i Alvarengas, Ricardo Cucalon, i ka mohuar këto pretendime duke thënë se klienti i tij nuk e ka ngrënë trupin e kolegut.
Cucalon vëri në dukje se padia është ngritur vetëm disa ditë pasi që u botua libri i Albarengas, duke lënë kështu të kuptohet se ata dëshirojnë vetëm të përfitojnë materialisht nga kjo gjë.