Site icon PORTALB

Fshihet autori i kolumnës dhe teksti “bëhet lajm”

[Recension: “Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj, kauzë e tradhtuar”]

Me ose pa qëllim, nuk është e rrallë që opinionet të botohen në rubrikën e lajmeve. Edhe nëse është e paqëllimshme kjo është problematike. Jo më kot këto dy kategori qëndrojnë si të ndara se kanë shumë dallime në strukturë, në mënyrën e dhënies së informacionit dhe në përgjegjësinë që mbartin autorët. Nëse është e qëllimshme, është skandaloze të përpiqesh që tekstin që konsiston në opinione personale dhe pa burimet nevojshme, ta “shesish” si lajm. Lajmpress.mk në këtë rast ka bërë një skandal të kësaj kategorie.

Linku deri te artikulli origjinal: “Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj, kauzë e tradhtuar”

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015, 09:50

Data e recensionit: 15.12.2015

Recensues: Fatlume Dervishi

Karakteristikat që e bëjnë këtë shkrim të jetë opinion dhe jo atë të lajm janë:

Mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit, nënkupton politikën destruktive nga pala shqiptare dhe ajo maqedone. Politika maqedone dhe elita e saj intelektuale, e dinin se implementimi i kësaj marrëveshje e hapte rrugën për barazin e shqiptarëve me maqedonët, prandaj ata skanë patur vullnet dhe kanë gjetur mekanizma për mosimplementimin e saj. Fatkeqësisht, politika maqedone rrugën e realizimit të objektivit të saj shumë të dëmshëm dhe rrënues për interesat e shqiptarëve, mosimplementimin e Marrveshjes së Ohrit, e ka realizuar nëpërmjet politikës shqiptare.

Në tekst shkruhet  se politikanët shqiptar ose janë të korruptuar, ose ju pëlqen pushteti prandaj nuk reagojnë. Kjo, në formën që është thënë s’mund të jetë pjesë e një lajmi. Por gjithsesi është në rregull të jetë pjesë e një opinioni individual të një autori.

Një pjesë e madhe e drejtuesve të politikës shqiptare, kanë rënë në grackën e korrupsionit dhe janë të kushtëzuar, ndërsa një pjesë tjetër që gjithashtu se kanë shqetësim interesin kombëtar, janë kënaqur dhe vazhdojn të kënaqen me privilegjet e ligjshme që të jep pushteti.

Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë janë disa nene që urdhërojnë të bëhet dallim i qartë mes lajmit dhe opinionit, mes lajmit dhe komentit.

Shkrimi është opinion i autorit Arben Labënishti. Media në fjalë nuk e ka theksuar këtë gjë. Madje e ka fshehur me qëllim autorin, duke mos vendosur as fotografinë e tij.

I njëjti shkrim është botuar në Drini.mk dhe Tetova sot, media të cilat në mënyrë korrekte kanë cituar autorin e kolumnës, kanë përdorur fotografinë e tij dhe e kanë vendosur shkrimin në rubrikën e Opinioneve.

Exit mobile version