Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti sot

Moti sot në Maqedoni pritet që të jetë më i butë në krahasim me ditët e kaluara. Mëngjesi do të karakterizohet kryesisht i ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave, njofton Portalb.

Gjatë ditës pritet që të pastrohen mjegullat dhe të jetë moti më i kthjellët.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 0 deri në -3 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës pritet që të njëjtat të lëvizin nga 4 deri më 9 gradë celsius.

Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me mëngjes të ftohtë dhe me mjegulla të nivelit të ulët. Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 0 deri më -2 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës pritet të arrijnë deri më 7 gradë celsius. /Portalb

Exit mobile version