Site icon PORTALB

Aktakuzë në Gjermani për tatuazh me shenja naziste

Aktakuzë në Gjermani për tatuazh me shenja naziste

Prokuroria gjermane ka njoftuar sot për ngritje të një aktakuze kundër politikanit të të djathtës ekstreme, për shkak se u shfaq në pishinë me një tatuazh në shpinë që pasqyron kampin nazist të Aushficit, transmeton Koha.net.

Zëdhënësja e prokurorisë në Nojrupi Llolita Llodenkemper deklaroi se Marcel Zeh akuzohet për mosrespektim të ndalesës së shfaqjes së simboleve naziste në vende publike.

Një notues, që ishte ndodhur në pishin ë, e kishte fotografuar tatuazhin në të cilin ishte shkruar sllogani i kampit të përqendrimit në Buhenvalld “Secilit të veten”.

E gjitha ndodhi në pishinën e Oranijenburgut, në veri të Berlinit, më 21 nëntor.

Sipas raportimit të AP-së, i akuzuar është anëtari 27 vjeç i Partisë Nacionale Demokrate të të djathtës ekstreme. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me pesë vjet burgim.

Exit mobile version