Site icon PORTALB

Shpërthen Cikalleshi, 3 gola për Basaksehir në Kupë

Cikalleshi, 3 gola për Basaksehir në Kupë

Sokol Cikalleshi shkëlqeu me 3 gola në Kupën e Turqisë duke i dhënë  fitoren skuadrës së tij të Basaksehir ndaj Sanliufarspor në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Sulmuesi i kuqezinjve ishte njeriu i ndeshjes teksa realizoi një 3 golësh në suksesin 4-1 të formacionit të tij duke shënuar 3 golat e parë të ndeshjes. Golin e parë dhe më të bukurin Cikalleshi e realizoi në minutën e 12-të kur mori një top brenda në zonë që e kontrolloi mjaft mirë përpara se të godiste për epërsinë e ekipit të tij.

Ndërkohë golin e dytë, sulmuesi i Basaksehir e shënoi në minutën e 58-të, kur përfitoi nga një top i vjedhur në mesfushë për të goditur në hyrje të zonës për dyfishimin e shifrave. 5 minuta më pas, Cikalleshi plotësoi mbrëmjen perfekte duke marrë dhe topin e ndeshje në shtëpi me golin e 3-të personal që erdhi sërish pas një goditje të fortë nga rreth 15 metra. Në fund ekipi i Cikalleshit fitoi 4-1 duke marrë suksesin e parë në Grupin A, të raundit të dytë të Kupës së Turqisë.

Exit mobile version