Site icon PORTALB

“Kostoja e Pranverës Arabe” tejkaloi shifrën prej 833.7 miliardë dollarësh

Kriza në Siri

Pranvera Arabe e cila nisi në Tunizi në vitin 2010 dhe ndikimin që më pas pati edhe në vendet tjera arabe ka shkaktuar dëm material prej më shumë se 833.7 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin “Kostoja e Pranverës Arabe” të publikuar nga Forumi Strategjik Arab me seli në Dubai, theksohet se dëmi material i shkaktuar nga incidentet e ndodhura dhe revolucioneve në botën arabe mes viteve 2010-2014 ka arritur në më shumë se 833.7 miliardë dollarë.

Ky numër është llogaritur në bazë të 9 artikujve mes të cilave edhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), turizmi, tregu i aksioneve, investimet e huaja direkte, refugjatët dhe rindërtimi i infrastrukturës së rrënuar.

Gjithashtu, në raport thuhet se në të njëjtën periudhë për shkak të jostabilitetit dhe sulmeve terroriste ka patur rënie prej 103.4 milionëve në numrin e turistëve, 14 mijë e 389 persona janë detyruar në migrime të brendshme dhe të jashtme ndërsa ngarkesa e refugjatëve ka arritur në 48.7 miliardë dollarë.

Përveç dëmit material u theksua se numri i të vdekurve dhe të plagosurve në luftën dhe sulmet terroriste ka arritur në 1.34 milionë.

Madje, u bë e ditur se parametrat ekonomikë në vendet e Afrikës Veriore dhe të Azisë Perëndimore ku u zhvillua Pranvera Arabe është ndryshe.

Exit mobile version