Kryeparlamentari Veseli: BE të ndëshkojë me viza politikanët, jo qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur lajmin për pezullimin e liberalizimit të vizave “një lajm aspak të merituar”.

Veseli madje pati mesazh për BE-në se “nëse arsye për mos liberalizimin e vizave është korrupsioni, atëherë le të ndëshkohen politikanët dhe t’iu merren vizat”.

“Dua të pyes Bashkimin Evropian pse të mbahemi të izoluar? A jemi ne shumë të veçantë apo çfarë është puna? Nëse është çështja se ka korrupsion, atëherë le të na ndëshkojnë për korrupsion ne ose le të na ndalin vizat neve politikanëve, le t’ia nisin prej meje e krejt politikanëve tjerë, le të na marrin vizat se ne vizat i kemi. Po qytetarëve, prindërve që vdesin pa i pa fëmijët e tyre le t’ua japin vizat dhe te shkojnë t’i vizitojnë fëmijët e vet”, tha Veseli.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button