Site icon PORTALB

Muslimanët nën objektivin e kandidatit për president të SHBA-së

Ben Carson

Ish-neurokirurgu Ben Carson, i cili ka paraqitur kandidaturën nga partia Republikane në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të hetojë Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) si “zgjerim dhe mbështetës të Vëllazërisë Muslimane”, raporton Anadolu Agency (AA).

Carson i cili vazhdon fushatën zgjedhore ka njoftuar planin me 7 pika kundrejt sigurisë kombëtare të vendit të tij. Duke e cilësuar këtë plan si hapa të hedhura për të mundur organizatën terroriste DAESH dhe për të bërë SHBA-në më të sigurtë, ai ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që CAIR, organizata më e madhe e shoqërisë civile që përfaqëson muslimanët në SHBA të hetohet si një “institucion që jep mbështetje ndaj terrorizmit”.

Ai u shpreh se në planin e tij “Departamenti Amerikan i Shtetit, organizatat si Vëllazëria Muslimane dhe të ngjashme, duhet ti përcaktojë si organizata terroriste që mbështesin ose kryejnë propagandën e terrorizmit islamik dhe gjithashtu duhet të hetojë Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike si një degë e Vëllazërisë Muslimane dhe si mbështetës të terrorizmit”.

Carson edhe më parë gjatë fushatës zgjedhore duke mbajtur fjalim në lidhje me terroristët që mund të depërtojnë mes refugjatëve ai ka bërë përngjasimin “qen të tërbuar”. Duke u përpjekur për të dhënë shembull se përse nuk duhet të pranohen refugjatët ai u shpreh se: “Nëse në lagjen tuaj shëtit një qen i tërbuar në lidhje me atë qen nuk mund të mendosh gjëra të mira”.

Ndërsa CAIR e cila ndodhet me qendër në Washington ka reaguar ndaj deklaratave të Carson

İbrahim Hooper, drejtor i Komunikacionit të CAIR e cila njihet si organizata më e madhe që mbron të drejtat e muslimanëve në SHBA në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me çështjen tha se Carson në fushatën zgjedhore dëshiron të ushqehet nëpërmjet kundërshtive islamike.

Hooper ka pohuar më tej se: “Carson, është një kandidat i pasuksesshëm në një luftë të kotë. Carson me pikëpamjen e tij të ngushtë anti-muslimane dhe me kritikat tona të cilët vënë pikëpyetje besnikërinë e tij ndaj kushtetutës kërkon të hakmerret. Në të kaluarën ai ka vërejtur se islamofobia i ka dhënë fuqi dhe ai tani sërisht është duke riprovuar”.

CAIR e cila në muajin e Ramazanit është ftuar në iftarin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barack Obama dhe e cila vazhdimisht e merr ftesa në takimet në lidhje me komunitetin musliman në vend, veçanërisht në kohët e fundit ndodhet në objektivin e kundërshtarëve të Islamit në SHBA.

Exit mobile version