Site icon PORTALB

Basha: Protesta e opozitës, deputetët në Kuvend, qytetarët jashtë tij

Lulzim Basha

Kreu i PD-së ka mbledhur sot deputetët demokratë në një takim ku është diskutuar rreth protestës së opozita ka paralajmëruar për nesër. Basha tha se protesta e së enjtes do të jetë aksion i kombinuar i “deputetëve në Parlament dhe qytetarëve jashtë sallës”.

“Do të bëjmë çmos të ndalojmë projektbuxhetin e varfërisë dhe recesionit më të thellë. Qytetarët do të bëjnë një protestë paqësore jashtë për largimin e qeverisë së rrezikut kombëtar. Kjo qeveri është virus dhe prej saj vijnë vetëm lajme të këqija”, tha Basha para demokratëve.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës me qëllim largimin e qeverisë.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit për të larguar këtë qeveri, të diktojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhje të reja dhe të votojmë më pas për atë që duam. Kjo është zgjidhja”, tha Basha.

Exit mobile version